Site icon Telegrafi

Blerina Kllokoqi Rugova me set të mrekullueshëm fotografik (Foto)

Stilistja e njohur Blerina Kllokoqi Rugova muajin e kaluar prezantoi koleksionin e saj më të ri “Dardanët”, në një mega event të mbajtur në Prishtinë.

Mbi 50 veshje të prezantuara në këtë koleksion, sollën një dimension ndryshe të markës më të pëlqyer në vend, “BKR”.

Lexo po ashtu Blerina Kllokoqi - Rugova me sfilatë ndryshe për koleksionin e ri (Foto)

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ndërsa përmes disa fotografive të publikuara së fundmi ka bërë të ditur se ajo dhe bashkëshorti i saj, bashkë me fëmijët, kanë shkuar për disa ditë pushimi në bregdet.

Kreatorja gjithashtu ka realizuar së fundmi edhe një set të ri fotografik me disa fotografi të mrekullueshme, të cilat e shfaqin joshëse dhe mjaft atraktive pranë një pishine.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Këtë set fotografik, ajo ia ka besuar fotografit Blerdi Malushi, gjersa është pëlqyer dhe komentuar mjaft shumë nga fansat për këto imazhe në rrjetin social Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version