Telegrafi

Blerina Kllokoqi-Rugova mori vëmendje në dasmën e vëllait me kreacionet e saj

Blerina Kllokoqi-Rugova njihet si një prej stilisteve më të kërkuara në vend.

Ajo është zakonisht shumë e angazhuar me dizajnimin e veshjeve për shumë prej yjeve të estradës, teksa duket se javën e kaluar ka pasur edhe më shumë punë.

Kjo pasi asaj i është dashur të dizajnojë fustanin e nusërisë për kunatën e saj, pasi vëllai i stilistes, Pestrit Kllokoqi, i dha fund beqarisë.

Në një dasmë të zhvilluar me shumë të ftuar familjarë e figura publike, çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Kllokoqi-Rugova ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi, ku ndër të tjera shfaqet edhe fustani magjepsës që ajo ka dizajnuar për nusen e shtëpisë.

Me plot stil dhe elegancë janë dukur edhe të dy nuset e familjes Rugova, Blerina e Blerta, të cilat dukeshin shumë të entuziazmuara në këtë mbrëmje, teksa martonin të vëllanë e tyre. /Telegrafi/