Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Blerim Kuçi ka thënë se do t’i qëndroj prapa premtimit të tij për dorëheqje nga posti i deputetit, nëse nuk ndodh liberalizimi i vizave këtë vit.
“Normalisht i qëndroj prapa zotimit tim se jap dorëheqje nëse nuk ndodh sivjet liberalizimi”, ka thënë Kuçi për Express, kur është pyetur se a do të japë dorëheqje siç kishte deklaruar vetë ai.
Kuçi kishte thënë se do të jap dorëheqje nga posti i deputetit, nëse brenda këtij viti qeveria Haradinaj nuk arrin të realizojë premtimin për liberalizimin e vizave.
“Të paktën do jap dorëheqje nga posti i deputetit”, kishte thënë Kuçi në Rubikon të KTV-së
Kuçi kishte thënë se ky zotim i tij për dorëheqje nga posti i deputetit do të kryhet.
Dritën e gjelbër për të dhënë dorëheqje nga posti i deputetit Kuçit ja dha komisioneri i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, pasi ai tha se liberalizimi i vizave do pritet të ndodhë në vitin 2020, dhe jo në këtë vit.
Ai kërkoi nga kosovarët të kenë durim edhe për disa muaj që të merret pëlqimi nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.
“Puna është kryer nga Kosova dhe ishte radha jonë të implementojmë dhe kjo ka nisur me raportin dhe është marrë Parlamenti, i cili ka vendosur me një shumicë. Tash çështja ndodhet në Këshillin Evropian, i cili merr më së shumti kohë për ta kaluar këtë hap të procesit dhe kam besim dhe se viti 2020 është më realisti, por mos u bëni peng i numrave”, porositi Hahn.