Site icon Telegrafi

Blerim Destani prezanton prindërit në premierën e filmit

Mbrëmë është mbajtur premiera e filmit “Alarm Fur Cobra 11” ku aktor është Blerim Destani.

Në premierën e filmit Blerimi ishte i shoqëruar nga dy prindërit, transmeton Telegrafi.

“Sot në premierën e filmit, prindërit më ofruan emocionin e veçantë në qilimin e kuq. Flm për këtë përjetim të rallë. Ju dua”, ka shkruar aktori sipër fotos që ka publikuar në profilin e tij.

Destani është shqiptari i parë pjesëmarrës në kastin e filmit “Alarm Fur Cobra 11”. Për këtë qëllim, aktori në Prill erdhi për të xhiruar edhe në Elbasan e Tiranë duke e vendosur Shqipërinë në qendër të vëmendjës së kineastëve gjermanë.

Ndryshe, ky telefilm shumë i dashur për gjermanët shfaqet që nga viti 1996 dhe pëlqehet edhe në Austri, Itali, Francë, Spanjë, Belgjikë e Suedi por edhe Meksikë, Kinë dhe Indi. Per realizmin e tij, shteti gjerman ka dhënë në dispozicion një autostradë prej 20 kilometrash për xhirimin e skenave të aksionit.

Exit mobile version