Telegrafi

Blerim Destani poston foto nga falja e namazit të Fitër Bajramit

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë ditës së sotme (e premte) besimtarët myslimanë po festojnë Fitër Bajramin.

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, që nisi me faljen e namazit.

Ndërkohë, urimet për këtë festë erdhën nga emra të njohur shqiptarë të muzikës, filmit dhe artit në përgjithësi.

Foto: Blerim Destani/Instagram

Edhe aktori i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Blerim Destani ka uruar këtë festë duke publikuar një fotografi nga falja e namazit në xhami.

“Gëzuar Fitër Bajrami”, ka shkruar aktori që njihet si besimtarë i devotëshm i fesë islame.

Të shumta ishin komentet nga ana e miqve dhe fansave të tij që gjithashtu ia uruan festën aktorit.

Lexo po ashtu "Shëndet e mbarësi" - të famshmit shqiptarë urojnë Fitër Bajramin

Ndryshe, aktori mbetet i angazhuar në realizimin e roleve filmike, shumica prej të cilëve për tregun ndërkombëtar /Telegrafi/