Ledri Vula dhe Noizy tashmë nuk janë armiq dhe i kanë lënë pas konfliktet e të kaluarës.
Dy reperët shqiptarë konfirmuan se nuk ka kurrfarë përçarjeje ndërmjet tyre duke realizuar edhe bashkëpunimin e shumëpritur.
“Dje & Sot” është bashkëpunimi i parë ndërmjet tyre që u publikua më 22 nëntor dhe tash numëron mbi 8.6 shikime në YouTube.
Ndërkaq, për pajtimin e Ledrit dhe Noizyt ka pasur spekulime të ndryshme se kush mund të kishte ndërhyrë për t’i pajtuar reperët që dikur ishin në hasmëri.
Emri i Blerim Destanit ishte ndër më të përfolurit që të ketë ndikuar në këtë pajtim.
Gjatë pjesëmarrjes në emisionin Xing me Ermalin, nikoqiri Ermal Mamaqi e ka pyetur aktorin nga Tetova se a ishte ai personi që i pajtoi dy reperët më në zë të skenës shqiptare.
“Noizyn dhe Ledrin? Jo, more, ata i ka pajtuar muzika, jo Blerimi!”, ishin fjalët e Destanit.
“Edhe Ledrin, edhe Noizyn i kam shokë, i kam miq. U gëzova shumë kur dëgjova që do të bëjnë këngë bashkë”, ka theksuar ai më tej. /Telegrafi/