Shkrimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se sulmuesi i Interit, Gabriel Barbosa, mund të përfundojë te Empoli.
Braziliani ka dështuar të gjejë vetën te Nerazzurrët nën trajnerin Frank de Boer, ku zhvilloi vetëm një ndeshje.
Sipas asaj që shkruan Calcionews24, lojtari është në planet e Stefano Piolit, por drejtori sportiv Piero Ausilio dëshiron ta dërgojë në huazim në klubin toskan që në janar.
Kjo do t’i mundësonte Gabigolit ta njeh më mirë Serien A.
Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për Gabigoli dhe Pioli do të vendos për fatin e tij. /Telegrafi/