Telegrafi

Blerando publikon këngën e re “Jom betu”

Foto: Screenshot/YouTube

Pak ditë pas përfundimit të edicionit të dytë të Big Brother VIP, Blerando, ka publikuar këngën e re.

Finalisti i Big Brother VIP Kosova 2 ka prezantuar ditën e sotme (e enjte) projektin e titulluar “Jom betu”.

Blerin Lajçi (emri i vërtetë) e solli këngën të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vet artisti me producim dhe ‘beat’ nga Fleggo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Për videon në ndërkohë është përkujdesur Lukas Holler.

Foto: Screenshot/YouTube

Blerando mori vëmendje të madhe gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

I njëjti ishte ndër pretendentët kryesor për të fituar çmimin e madh. /Telegrafi/