Artisti i njohur, Blerando, pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 2 ka qenë goxha i angazhuar me projekte muzikore.
Ai solli disa këngë, të cilat u pritën mirë dhe mblodhën miliona klikime në YouTube.
Veç tjerash, këngëtari ka qenë shumë i kërkuar edhe nëpër mbrëmje e koncerte të ndryshme.
Në një postim të ri, ish-konkurrenti ka falënderuar fansat për përkrahjen që i kanë dhënë.
“Faleminderit krejt fansave & bashkëpunëtorëve të mi për mbështetjen dhe gjitha netët plot me argëtim që i kemi kaluar së bashku këtë verë”, ka thënë ai.
“Është koha për hite të reja. Qëndroni gati. Shumë dashuri Blerando”, shtoi mes tjerash.
Blerin Lajçi (emri i vërtetë) mori famë të madhe gjatë pjesëmarrjes në BBVK, ku edhe u shpall finalisti i dytë. /Telegrafi/