Një nga ministrat kosovarë feston ditëlindjen e tij pikërisht në ditën e gruas.
Është ky Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, i cili ka festuar sot (e mërkurë) ditëlindjen e tij të 27-të.
E këtë ditë të veçantë mesa duket Stavileci ka vendosur ta festojë në një nga ambientet e punës. Përndryshe, përpos ministër ai është edhe një ndjekës i rregullt i modës dhe tërheq gjithnjë vëmendjen me paraqitjen e tij.
Ndonëse është ai i cili duhet të marrë dhurata nga të tjerët sot, prapëseprapë Blerandi nuk harruoi ‘detyrimin’ që t’u dhurojë nga një lule për festën e 8 marsit, të gjithë femrave që ndodheshin sot në takimin e tij me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në kuadër të “DG Neighbourhood and Enlargement”.
Ai ka ndarë me fansat disa fotografi në faqen zyrtare në Facebook, përmes së cilës ka treguar se e ka bërë një gjë të tillë sot në festën e 8 marsit, e cila në fakt është edhe ditëlindja e tij.
“Asgjë në jetë nuk do të arrinim pa ato dhe nuk do të ishte aq e bukur si me ato. Të gjitha femrave Urime 8 Marsi, E mua Datëlindja” (sic.), shkruan Stavileci në Facebook. /Telegrafi/