Site icon Telegrafi

Bleona vjen me skena të nxehta, zbulon biznesmenin që i thotë: “Je frymëzimi im” (Foto/Video)

Ajo njihet për guximin dhe aftësinë për të tërhequr vëmendjen me çdo lloj mënyre. Bëhet fjalë për Bleona Qeretin e cila ka realizuar një performancë të veçantë dhe seksi. Këngëtarja ka publikuar një video të zjarrtë në ‘Instagram’ teksa performonte këngën ‘PassOut’.

Gjatë performancës, Bleona shihet teksa e ndez edhe më shumë atmosferën në grupin e disa balerinëve meshkuj. Këngëtarja ka qenë e shoqëruar me mikun e saj “Uncle Rush”, ndërsa e ishte ftuar nga producenti dhe biznesmeni amerikan Russell Simmons, i cili është një ndër njerëzit më të pasur dhe shtëpia e tij diskografike ka arritur majat në muzikën hip-hop.

Lexo po ashtu Skenat e nxehta të Bleonës në festën private (Video)

Këngëtarja shqiptare nuk ka nguruar të shprehë simpatinë për 60-vjecarin duke shkruar se ai është frymëzim.

“Çfarë feste e jashtëzakonshme! Je një nga miqtë e mi më të mirë dhe frymëzimi im!” – ka shkruar Bleona për biznesmenin amerikan, Simmons.

Exit mobile version