Telegrafi

Bleona me veshje tërësisht transparente vë në pah linjat trupore

Foto: Bleona Qereti/Instagram

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti është e njohur për fotografitë provokuese që publikon në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo vendosi që të ndajë me fansat në InstaStory një fotografi nga xhirimet e baladës së fundit, të cilën e publikoi dy muaj më parë.

E veshur në një fustan transparent rrjeteve, Bleona vuri mjaft mirë në pah figurën trupore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Qereti është shquar gjithmonë për linjat e saj, dhe vazhdon të mbetet njëra ndër këngëtaret shqiptare me trupin më të mirë.

Foto: Bleona Qereti/Instagram

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa pritet që së shpejti të sjellë për fansat edhe një projekt të ri muzikor.

“I don’t need your love” mban titullin balada e fundit që Bleona publikoi për fansat e saj muaj më parë, dhe që u prit shumë mirë nga ata. /Telegrafi/