Telegrafi

Bleona ‘vë në ankand’ prindërit në rrjetet sociale (Foto)

Këngëtarja Bleona Qereti di të befasojë herë pas here me deklaratat e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa imazhe me prindërit në rrjetet sociale, teksa befason duke thënë se po i jep ata “me qera”.

Në një fotografi të publikuar më vonë në InstaStory, këngëtarja shfaqet përkrah nënës së saj Olit, duke shkruar: “U shit, e bleva unë”.

Ndërsa për babanë e saj, Nazmiun, Bleona me shaka thotë se është akom në ankand.

Sigurisht që gjithë këtë situatë, Bleona e ka bërë vetëm për të krijuar të qeshura te fansat e saj.

Ndryshe, ajo jeton prej vitesh me prindërit në Los Angeles, të cilët kanë shkuar atje për të ndjekur karrierën e vajzës së tyre.

Bleona ka thënë shumë herë në intervista, se prindërit e saj janë krenarë me të arriturat e saj. /Telegrafi/