Megjithëse po kritikohet me të madhe për paraqitjet e saja nudo në publik, duket se këngëtarja po vazhdon të korr suksese në arenën ndërkombëtare.
Bleona Qereti ka arritur të hyj në top dhjetëshen më të morë të listave botërore, transmeton Telegrafi.
Në fakt, kënga më e re e Bleonës “Take me over” është ngritur për katër pozita më lartë në top listën builboarddance, ku aktualisht gjendet në vendin e tetë, ndërsa në pozitën e parë është Justin Bieber.
E ky fakt e ka gëzuar edhe mikeshën e këngëtares, modelen Angela Martini. Këto dyja kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit në klube e natës në Amerikë, ndërsa Bleona ka ndarë me fansa ketë aheng përmes disa fotografive që ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram. /Telegrafi/