Telegrafi

Bleona: Takimi im për sonte është Alban Ramosaj

Dyshja duket se janë miq të mirë dhe këtë e dëshmojnë edhe përmes rrjeteve sociale.

Bëhet fjalë për Bleona Qeretin dhe Alban Ramosajn, dyshen e estradës muzikore shqiptare që shihen kohë pas kohe në shoqëri të njëri-tjetrit.

Së fundi, këngëtarja ka publikuar një fotografi dhe video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke argëtuar me kolegun.

Por, ajo që ka bërë bujë më të madhe është mesazhi që ka lënë zeshkania përkrah imazheve teka na bënë të dyshojmë se mund të kemi një romancë të re.

“Takimi im i sotëm është Alban Ramosaj”, ka shkruar ndër të tjerash teksa çifti shfaqet me plotë elegancë teksa hyjnë në një hotel.

Ndryshe, Bleona dhe Albani ka kohë që nuk janë përfolur për ndonjë lidhje apo romancë duke jetuar si beqarë. /Telegrafi/