Telegrafi

Bleona s’e harron Ganiun, ia kujton foton e shkrepur nga ai (Foto)

Këngëtarja Bleona Qereti çdo ditë po jep shenja që nuk e ka harruar aspak ish të dashurin e saj, Gani Bardha.

Në profilin e saj në Instagram, Bleona ka publikuar një foto në të cilën shihet e veshur kuq e zi dhe gati për tu futur në veturë.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Fotografia e cila ishte bërë nga atëkohë i dashuri i saj Gani Bardha, është e vitit 2004 kur Bleona dhe ai ishin në Tiranë.

“Vetëm sa e gjeta këtë në kompjuterin tim. Tirana diku në 2004 @ganibardha” shkruan Bleona në Instagram, duke shtuar se nuk ka operacione plastike dhe se falënderimet për foton i shkojnë Gani Bardhës.