Telegrafi

Bleona Qeretit po i duhen urgjentisht para! (Foto)

Këngëtarja Bleona Qereti vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale.

Ajo numëron një numër të madh ndjekësish në Instagram, rrjet përmes së cilit ndan me ta imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, Qereti ka publikuar një ‘selfie’ në Instagram, ku shfaqet mjaft e freskët dhe atraktive.

Por, e çuditshme është ajo çfarë ka shkruar Bleona në mbishkrimin e fotografisë, pasi tregon se ka nevojë urgjente për para.

“Kam nevojë për një shumë të madhe parash”, ka shkruar ajo përbri fotos.

Me siguri ky status duhet të ketë qenë vetëm “shmek”, ngase këngëtarja njihet për jetën e saj luksoze që bën në Los Angeles, dhe nuk i mungon asgjë. /Telegrafi/