Telegrafi

Bleona Qereti shfaqet në të zeza, merr vëmendjen me këmishën transparente

Foto: Bleona/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, duke rrëmbyer vëmendjen me paraqitjet e saj.

Një gjë të tillë, Qereti e ka bërë në fotografitë e fundit të ndara me ndjekësit e saj në Instagram.

Foto: Bleona/Instagram

Ajo ka pozuar në një palë pantallona të zeza, së bashku me një këmishë të zezë transparente te pjesa e gjoksit.

Lexo po ashtu Bleona merr vaksinën anti-covid, shpreh mirënjohjen për stafin mjekësor

“Poshtë në tokë / lart në kodra”, ka shkruar Bleona në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.

Foto: Bleona/Instagram

Këngëtarja përndryshe javën e kaluar bëri të ditur se e kishte marrë vaksinën anti-covid të kompanisë “Moderna”.

Ajo inkurajoi të gjithë fansat e saj dhe ata që kanë mundësi ta marrin që të mos hezitojnë ta bëjnë një gjë të tillë. /Telegrafi/