Telegrafi

Bleona Qereti publikon video në Instagram, teksa shfaqet pa makijazh (Foto/Video)

Këngëtarja Bleona Qereti ka kohë që nuk është dukur në tregun muzikor me ndonjë projekt të ri.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Qereti është shquar gjithmonë si një ndër këngëtaret më seksi të estradës, ndërsa bën kujdes maksimal në ruajtjen e linjave trupore.

E njëjta ka publikuar së fundmi një video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet tërësisht natyrale duke realizuar grimin e saj.

Bleona shfaqet pa makijazh në Instagram

Ndonëse pa asnjë dozë makijazhi, Bleona dukej bukur dhe e freskët, teksa buzëqeshja nuk i mungonte.

Përndryshe, ajo ka kohë që kishte paralajmëruar se i është futur punës për një karrierë ndërkombëtare, por që duket se nuk ka ende asgjë në këtë drejtim. /Telegrafi/