Telegrafi

Bleona Qereti publikon imazhe të rralla nga koha kur dilte në revistat e pionerit për fëmijë

Foto: Bleona Qereti/Instagram

Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti e ka nisur shumë e re karrierën e saj në muzikë.

Ajo si fëmijë ka marrë mësime muzike dhe ka dalë edhe nëpër revista.

Së fundmi, Bleona ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi, përmes së cilës ka treguar daljen e saj të parë në revistat për fëmijë.

Ajo shihet me një violinë në dorë, teksa në anën e djathtë shkruhet një biografi e shkurtër për vajzën që sapo kishte nisur rrugëtimin drejt artit.

Kjo dalje në revistën “Pioneri” për fëmijë, duket të ketë qenë pikënisja e Bleonës, e cila më pas do të ndërtonte një karrierë shumë të suksesshme në Kosovë dhe Shqipëri. /Telegrafi/