Telegrafi

Bleona Qereti publikon dëftesën me notat e shkollës fillore, tregon sa nxënëse e shkëlqyer ka qenë

Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti, njihet për çiltërsinë e saj qoftë në daljet televizive, apo edhe në rrjetet sociale.

Jo pak herë janë rastet kur ajo ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale imazhe të ndryshme nga e kaluara, të cilat e kthejnë në kujtimet e fëmijërisë.

Së fundmi, ajo ka vendosur që të ndajë me fansat dëftesat e shkollës fillore, ku pasqyrohen edhe arritjet e saj nëpër secilën lëndë përkatëse.

Nga notat e marra, ku të gjitha janë të larta (nga 8-10), dëshmojnë se Bleona ka qenë një nxënëse vërtet e shkëlqyer, në shkollën fillore të cilën e kreu në Korçë.

“Notat e mia në shkollë. PS: Unë nuk kisha zgjidhje tjetër, që të isha e mirë sepse mamaja ime do të më vriste, nëse do t’i sillja një B në shtëpi”, ka shkruar Qereti në Instagram.

Kështu ajo i është referuar faktit që i është dashur gjithmonë të marrë notat maksimale të gradës A, dhe po ashtu të jetë e shkëlqyer në sjellje.

Bleona më pas ka nisur karrierën në muzikë si e vogël nëpër kompeticione të ndryshme për fëmijë, dhe më pas ka kënduar në festivale për të rritur. /Telegrafi/