Telegrafi

Bleona Qereti pozon krahas Ciaras në ndejën e pas Oscarit

Të dielën është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve të Akademisë Amerikane të Filmit.

Filmbërësit dhe aktorët kanë marrë statujat e tyre të arta, të njohur si Oscar, ku ishin prezent shumë yjeve botërore.

Lexo po ashtu Bleona merr poza duke mbajtur në dorë një Oscar

Pas përfundimit të edicionit të 61-të janë organizuar disa ndeja të ndryshme, ku ishte prezente edhe Bleona Qereti.

Kjo e fundit ishte në eventin e Vanity Fairy teksa ka takuar shumë personalitete të fushave të ndryshme ndërkombëtare.

Një prej tyre ishte edhe këngëtarja shumë e njohur, Ciara teksa dyshja kanë pozuar para aparateve fotografike.

Këngëtarja jonë nuk ka dhënë shumë detaje rreth takimit, pos që ka treguar se në cilën ndejë janë takuar dyshja e muzikës.

Theksojmë se Qereti nuk ka arritur takon edhe shqiptaren tjetër, Rita Orën që ishte prezente në këtë mbrëmje glamuroze.

Lexo po ashtu Rita Ora shkëlqen në ndejën e pas Oscarit

Ndryshe, aktori më i mirë në rolin kryesor u shpall Rami Malek në saje të paraqitjes në filmin “Bohemian Rhapsody” ndërsa Oscari për filmin më të mirë shkoi tek “Green Book”. /Telegrafi/