Telegrafi

Bleona Qereti paraqitet në gjykatën penale të Tiranës, zbulohet arsyeja

Foto: Shqiptarja.com

Këngëtarja Bleona Qereti është paraqitur ditën e sotme (e hënë) në Gjykatën penale të Tiranës.

Ajo është kapur teksa hyn në gjykatë e shoqëruar me avokaten Endira Bushati.

Sipas shqiptarja.com, bëhet fjalë për një kallëzim të bërë ndaj një studio arkitekturore, me të cilën kishte pasur një kontratë për arredimin e një apartamenti.

Mësohet se këngëtarja shqiptare e cila jeton në ShBA ka dhënë një pjesë të lekëve por që nga studioja arkitekturore nuk janë kryer punimet, për këtë arsye çështja ka përfunduar në gjykatë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bleona Qereti

Prokurorja e mëparshme që ka pasur dosjen, dhe që është larguar nga vetingu, ka kërkuar pushimin e çështjes.

Foto: Shqiptarja.com

Sot prokurori aktual Bledar Valikaj kërkoi tërheqjen e akteve për hetim më të thelluar.

Foto: Shqiptarja.com