Telegrafi

Bleona Qereti paralajmëron këngën e re, publikon fotografi joshëse nga xhirimet e klipit

Këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Bleona Qereti, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Fjala është për këngën e re të saj që mban titullin “Haters” dhe siç ka njoftuar lansohet më 1 mars.

Duke qenë se është tejet aktive në rrjetet sociale dhe vetëm në Instagram numëron 629 mijë ndjekës, 40-vjeçarja nuk ka hezituar të ndajë imazhe të ndryshmenga prapaskenat e videoklipit.

“Shumë e emocionuar të ndajë me ju se kënga ime e re ‘Haters’ do të publikohet më 1 mars. Surpriza e madhe është rrugës bashkë me projektin e ri”, ka shkruar në njërin nga postimet Qereti.

Në imazhet e tjera, Bleona duket në top formë me kostumin shkëlqyes gri teksa në duar mban shuma të majme parash, që siç tregon për to flet edhe në këtë projekt.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bleona Qereti

“Duke i numëruar dollarët, publikohet më 1 mars”, ka shkruar ndër tjerash ajo.

Bleona gjithashtu ka qenë një prej yjeve pjesëmarrëse në ndejën e organizuar nga Elton John dhe Fondacioni AIDS pas ceremonisë së ‘Academy Awards 2020’.

Zeshkania edhe këtë herë mori vëmendje me dukjen e saj dhe fustanin transparent që zgjodhi pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve ‘Oscar’. /Telegrafi/