Telegrafi

Bleona Qereti endet me bikini rrugëve të qytetit (Video, +16)

Këngëtarja Bleona Qereti vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Ajo u përfol javë më parë për ngrirjen e qelizave vezë, gjë të cilën e bëri ‘online’ duke e ndarë me fansat përmes Instagramit.

Lexo po ashtu Lori Hoxha vlerëson lart veshjen e Bleonës pasi Daily Mail e kritikoi (Foto)

Qereti vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat ndan me ta imazhe të ndryshme nga aktivitetet e saj të përditshme.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video në InstaStory, ku shfaqet me bikini teksa endet rrugëve të Los Angelesit.

Pa hezitim dhe turp, Bleona kalon rrugën në mes të veturave që ecin, ndërsa rrëmben vëmendjen me paraqitjen e saj të ekspozuar.

Më pas, ajo ka treguar se me këtë paraqitje është nisur drejt studios fotografike, ku ka realizuar fotosesionin e ri. /Telegrafi/