Telegrafi

Bleona Qereti duket tërheqëse dhe provokuese në koncertin e fundit, në Miami

Foto: Bleona/Instagram

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti, tash e sa vite vazhdon karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Së fundmi, ajo ka mbajtur një koncert në Florida, teksa ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa imazhe nga përgatitjet për këtë shfaqje.

Ajo dukej mjaft atraktive dhe provokuese, veshur në një kostum të kuq, ndërsa vinte në pah linjat e saj.

Qereti vazhdon të ruajë epitetin si njëra prej këngëtareve shqiptare me fizikun më të mirë.

Foto: Bleona/InstaStory

Bleona ka rrëfyer pak javë më parë në një intervistë për Telegrafin, se së shpejti do të sjellë edhe një tjetër këngë të re, pas dy projekteve të suksesshme që solli këtë vit.

Lexo po ashtu BLEONA: Muzika është jeta ime!

“Sigurisht që ka filluar puna për këngën e radhës. Vokalet kanë mbaruar, do të jetë këngë ‘dance’ dhe quhet “Still missing you”. Është bërë nga një producent europian këtë herë, por nuk dua të zbuloj më tepër për këtë projekt. Për mua është shumë e bukur dhe të gjithë do kërcejnë”, ka thënë Bleona për Telegrafin.

Përndryshe, ajo po vazhdon të shijojë sukseset e dy këngëve të saj të fundit “Monsters” dhe “I don’t need your love”. /Telegrafi/