Telegrafi

Bleona Qereti dhe Azis anulojnë duetin (Video)

Ishte paralajmëruar një duet mes Bleona Qeretit, dhe këngëtarit kontravers bullgar Azis.

Muaji në të cilin pritej të lansohej ky bashkëpunim ishte shtatori, por mesa duket një gjë e tillë nuk do të ndodh.

Kjo për fajin se Bleona nuk është paraqitur në kohë, për të ardhur në studion e regjistrimit të këngës në Bullgari.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Azis vazhdon të jetë këngëtari më i paguar në Ballkan, ndërsa Bleona ka kohë që nuk ka sjell diçka të re.

Këtë vit, ajo ishte prezente në Bullgari në xhirimet e një filmi, për të cilin ende nuk ka dalë asnjë detaj se kur do të lansohet. /Telegrafi/