Telegrafi

Bleona Qereti, dëshmitare e dasmës së Angela Martinit (Foto)

Modelja e njohur shqiptare Angela Martini bëri të ditur mbrëmë se ka kurorëzuar dashurin e saj me martesë, me biznesmenin Dragos Savulescu.

Ata celebruan martesën e tyre në Los Anxhelos, në prani të një rrethi të ngushtë miqsh e familjarësh.

Çifti, tashmë të martuar kanë pasur për dëshmitare, një emër jo pak të njohur për publikun shqiptar – ajo ishte këngëtarja Bleona Qereti.

Kjo e fundit, ka publikuar një fotografi të çiftit në rrjetin social Instagram, gjersa në mbishkrimin e saj ka shkruar urimet më të përzemërta për çiftin e ri.

‘Dy personat më të bukur që kam takuar ndonjëherë.Isha me lot në sy kur ata më kërkuan të isha dëshmitare dhe shoqëruesja e nuses në ditën e tyre speciale të martesës. Faleminderit që më latë të isha pjesë e këtij momenti kaq të bukur të jetës tënde motra ime Angela. Uroj për ju gjithë dashurinë e botës dhe zoti ju bekoftë. Zoti ju bekoftë – trashëgime e me jete te lumtur !!

Dasma e Angelës dhe Dragosit ishte një surprizë për të gjithë dhe u bë me dije nga vetë modelja në Instagram. Menjëherë pas saj ka qenë bashkëshorti i supermodeles, Dragos Savulescu, i cili krah fotos së postuar nga ceremonia në Las Vegas ka shkruar: “Sapo u martova natën e kaluar me gruan më seksi në botë! E pazakontë dhe shumë e çmendur! Jeta është kaq e mahnitshme dhe aq e bukur!” (sic.), ka shruar Bleona. /Telegrafi/