Telegrafi

Bleona Qereti bën ndërhyrje te doktori i Kim Kardashian (Video)

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti muajve të fundit ka qenë mjaft e angazhuar në xhirimet e një filmi ndërkombëtar, pasi ajo është tashmë pjesë e kastit të aktorëve të atij filmi.

Ndërkohë, ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Bleona Qereti vazhdon karrierën si aktore, zgjedh kostumin për xhirimet e filmit të ri (Foto)

Së fundmi, Bleona ka publikuar një video shumë interesante në rrjetin social Instagram, ku shfaqet krah doktorit të famshëm Simon Ourianmd, i cili njihet për ndërhyrjet që kryen me emrat e njohur ndërkombëtarë si Kim Kardashian, e shumë të tjerë.

Bleona kishte shkuar te Simon për një vizitë të rregullt dhe për të kryer ndërhyrjen e radhës në qafën e saj.

Por, gjatë kohës sa doktori bën punën e tij, Bleona duket të jetë jo shumë e disiplinuar, pasi preferon që të hajë biskota gjatë kohë sa doktori bën punën e tij.

Lexo po ashtu U kritikua për celulit, Kim tregon se çfarë të pasme gjigante ka (Foto)

Bleona këtë gjë e bënte për shaka, por që në video lavdëron doktorin duke thënë që ai është aq i mirë dhe i lehtë, sa që Bleona mund të hajë edhe biskota gjatë kohës sa ai kryen ndërhyrjen.

Por, doktori kishte një tjetër reagim: “Mos e dëgjoni atë! S’mund të hash biskota tërë ditën dhe të prisni që unë t’ua rregulloj qafën”, thotë ai. /Telegrafi/