Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti, ka publikuar së fndmi projektin e saj më të ri muzikor.
“I don’t need your love” mban titullin kënga e saj e re, e cila është e zhanrit baladë.
Këtë këngë, këngëtarja shqiptare e promovoi dje në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit.
Ndër të tjerash, Bleona ceku se kjo këngë i ka ardhur nga shpirt, përderisa tekstin dhe muzikën e saj i ka realizuar vet.
Ajo tha se domethënia e tekstit ka të bëjë pak me jetën e saj personale.
Klipi i këngës është mjaft eksplicit, dhe në të artistja e shqiptare vjen mjaft e ekspozuar dhe atraktive gjatë interpretimit.
Tutje, këngëtarja Qereti ka treguar se është duke realizuar një libër biografik për jetën e saj, për të komentuar mbi karrierën e saj të bujshme si këngëtare.
“I don’t need your love”, vjen pas një pauze të gjatë të Bleonës në prurjet e reja. /Telegrafi/