Telegrafi

Bleona përmes fotografive tregon se si po e kalon periudhën e karantinimit në shtëpinë e saj luksoze

Foto: Bleona/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ashtu si e gjjithë bota po qëndron e izoluar në shtëpinë e saj, shkaku i pandemisë globale coronavirus.

Ajo ndërkohë po tregohet aktive herë pas here për fansat e saj, duke ndarë me ta imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, Qereti publikoi disa fotografi, ku shfaqej e sapo zgjuar në shtratin e saj, teksa shoqërohet nga qenushja e saj.

Me një buzëqeshje të lehtë para kamerës, këngëtarja tregoi se po e tejkalon me sportivitet këtë periudhë të vështirë për planetin.

“Jeta në karantinë, shtëpi”, shkroi ajo në mbishkrimin e këtyre imazheve.

Bleona përndryshe po qëndron e karantinuar në shtëpinë e saj luksoze në Beverly Hills të Los Angelesit. /Telegrafi/