Site icon Telegrafi

Bleona në jurinë e X Factor, pasi dështuan Nora dhe Noizy?

Duket se spektakli i talentëve të këndimit, X Factor, “e ka humb udhën në oborr”, pasi që tash pas disa ndryshimeve të jurisë, duket se më në fund është vendosur për antaren e katërt.

Eshtë Bleona, hiti i skandaleve të veshjeve në tapetat e kuq në SHBA, ajo që do të jetë në karrigen e antares së jurisë në X Factor.

Kështu mësojnë burimet e Telegrafit, që citojnë produksionin i cili ka pasur telashe në përzgjedhjen e antarit të katërt të jurisë.

Miriam Cani u prit shumë mirë, ashtu si antarët e vjetër Pandi Laçdo dhe Alban Skënderaj, mirëpo kështu nuk ka qenë edhe për atë që duhej zëvëndësuar karrigen e Tunës, që dy herë e fitoi X Factorin.

Së pari ishte Besa Kokëdhima e cila nuk mori atë pritjen e pritur nga publiku, për të vazhduar me Gentën, e cila ashtu kështu është e angazhuar te Gjeniu i Vogël.

Nora shtatzënë u inkuadrua për të mos lënë shijen e duhur te publiku për shkak të vlerësimeve, teksa e njëjta gjë ndodhi me reperin Noizy, që po ashtu nga kritikët u vlerësua si njeriu jo adekuat për X Factor.

Spekulimet u shtuan javën e fundit kur Prive raportoi se Adelina Ismaili do të jetë në karrigen e X Factorit si zëvëndësuese e Tunës, një lëvizje kjo që u prit mirë nga publiku.

Por, ky ishte vetëm një spekulim pasi tash duket se Bleona ka vënë firmën mbi letër dhe kështu edhe do të jetë pjesë e X Factor Albania, pas disa pjesëmarrjeve në Grammy, Musicare dhe serialin Euros of Hollywood.

Mbetet të shihet nëse Bleona do të transmetojë qëndrimin e saj provokativ dhe do të prezantojë veshjet skandaloze, sikurse që bëri kohët e fundit me ç’rast i bëri për vete mediat anë e mbanë botës.

X – Factori e ka humbur sensin e një spektakli që vlerëson talentët, pasi më shumë marrin vëmendje antarët e jurisë dhe manovrimet që bëhen në karriget e jurisë, se sa për atë se mund të zbulohet ndonjë talent. /Telegrafi/

Exit mobile version