Fakti se jeton tash e disa vite në Amerikë duket se e ka bërë Bleonën pak nostalgjike për të kaluarën në Shqipëri.
Ajo sot në rrjete sociale ka risjellë në vëmendje një prej hiteve më të mëdha të saj ‘Mandarinë’, i publikuar në vitin 2006 si bashkëpunim me Hekuran Krasniqin dhe Genc Prelvukajn.
Bleona në Instagram ka postuar edhe këngën e Medës ‘Ah dashni’ duke u shprehur mes të tjerash se e pëlqen këtë krijim muzikor dhe vetë këngëtarin.
Ndryshe, këngëtarja po shijon suksesin e ‘Take You Over’ që ka arritur të ngjitet lartë në top lista botërore. /Prive/Telegrafi/