Bleona Qereti ishte e ftuara e radhës në emisionin 3jat.
Këngëtarja, e cila ditën e djeshme ka publikuar videoklipin e saj të parë për tregun amerikan, ka folur rreth këtij projekti dhe punën që ajo bën në Amerikë.
Ajo ka thënë se gjithçka është ndryshe në Shqipëri në krahasim me Amerikën pasi këtu nëse dështon njëherë nuk ke shanse të rimëkëmbesh e ndërsa në Amerikë ke gjithnjë mundësi të marrësh veten dhe të riprezantohesh.
Artistja është shprehur se fansat e saj më besnik janë komuniteti Gay pasi janë të vetmit që pëlqejnë muzikën pop dhe e blejnë atë. Sipas saj ishte pikërisht “Euros of Hollywood” që e prezantoi me Amerikën dhe që aty filloi rrugëtimi i saj jo edhe aq i lehtë.
Bleona shprehet këmbëngulëse dhe e bindur se një ditë emri i saj do të jetë në rangun e artistëve me famë botërore si Madonna dhe Lady Gaga edhe pse nuk pretendon të jetë një kopje e tyre por dëshiron të sjellë veten e saj në formën më origjinale me emrin Bleona.