Bleona Qereti akuzon edhe Paris Hilton për kopjim të veshjes së saj.
Këngëtarja shqiptare, e cila prej kohësh synon tregun më të madh të muzikës në botë, në rrjetet sociale ka publikuar dy fotografi duke treguar se fustani, me të cilin është paraqitur Paris Hilton, ishte veshur më parë nga ajo, transmeton Telegrafi.
Kjo nuk është hera e parë që Bleona pretendon se është kopjuar nga yjet botërore.
Disa ditë më parë ajo publikoi edhe disa fotografi të tjera, sipas së cilës, Rihanna, Lady Gaga, Britney Spears dhe Jennifer Lopez kishin kopjuar veshjet e saj./Telegrafi/