Telegrafi

Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Shania Lloyd (28) dhe partneri Ross Bennett (25) blenë shtëpinë e tyre të ëndrrave në Coventry, Angli, në fund të vitit të kaluar dhe vendosën ta rinovojnë.

Bëhet fjalë për një shtëpi eduardiane, e paguar 239 mijë dollarë, e cila i ka “dhuruar” një befasi të pabesueshme pronarëve të rinj.

“Kemi punuar shumë gjatë gjithë ditës dhe pastaj kemi kujtuar që në mbrëmje po vijnë hidraulikët dhe duhet të heqim dyshemenë e vjetër në sallon. Ross shkoi për ta zgjidhur dhe më pas e dëgjova duke më thirrur”, tha Shania.

Kur hyri në dhomën e ndenjes, kishte diçka për të parë. Ross u gjunjëzua pranë tullave të rreshtuara rreth vrimës së thellë. Ishte një pus i vërtetë!

“Ai hyri brenda me një llambë, duke kërkuar thesar. Mendova se ishte i çmendur”, shtoi gruaja.

Çifti më vonë mësoi në arkivat lokale se shtëpia dykatëshe ishte ndërtuar në vendin e një ferme të mëparshme.

Ross eksploroi vrimën e errët dhe kuptoi se fundi ishte i mbuluar me argjilë të lagur. Ai beson se burimi i ujit është ende aktiv.

Çifti synon të mbyllë pusin, por do të vendos një panel xhami për të nxjerrë në pah veçorinë unike në dhomën e tyre të ndenjes.

“Nëse dikush ka një ide se çfarë mund të bëjmë tjetër, mos ngurroni të na kontaktojë”, tha Shania.