Site icon Telegrafi

Blenë gabimisht në ankand një shtëpi të vjetër, nisin ta meremetojnë sepse po u pëlqen lokacioni (Foto)

Cal Hunter dhe Claire Segeren që e blenë gabimisht një shtëpi të vjetër 120-vjeçare, pasi iu ngatërruan numrat në ankand, kanë vendosur ta meremetojnë dhe ta bëjnë funksionale.

Ata planifikuat në blinin një apartament në Glasgow për 30 mijë funte, teksa përfunduan me objektin e vjetër që ndodhet në Dunoon të Skocisë, që i pikon kulmi, dyshemenë e ka të dëmtuar rëndë dhe nuk ka dritare, transmeton Telegrafi.

Derisa Claire ishte ë Kanada, Cal ishte i vetëm në ankand, ku pa dashje aplikoi për këtë godinë gjysmë të rrënuar, pa e vërejtur që nuk është shitur në tri radhë.

Megjithatë, ata po e konsiderojnë si një gabim të bukur, ndërsa kanë nisur renovimin – me gjithë kërkesën e banorëve dhe ekspertëve të ndërtimtarisë, që ta rrënojnë për ta nisur nga fillimi.

Brenda gjashtë muajve, ata planifikojnë të jetojnë në një rulo që ndodhet në oborr, ndërsa pas përfundimit të punimeve, dy prej tri apartamenteve do t’i shesin për të paguar hipotekën.

“Na pëlqen shumë lokacioni, është në skajin e një fshati të këndshëm skocez. Ishte një gabim i bukur, që do të ketë përfundim të mirë” ka thënë Claire.

Sipas tyre, shtëpia e ndërtuar më 1900, do ishte mëkat të rrënohej dhe të zhdukej, që sipër të ndërtohej një e re. /Telegrafi/

Exit mobile version