Barcelona fitoi 3-0 ndaj Las Palmas në La Liga.
Vendasit vazhduan me formën e mirë në kampionatin spanjoll, por këtë herë pa tifozët e tyre në Camp Nou.
E gjitha kjo pasi situata është e tensionuar në krahinën e katalunisë të cilët po kërkojnë pavarësimin nga Spanja.
Më së shumti nga e gjitha kjo humbi një familje nga Australia.
Ata i kishin blerë biletat tre muaj më parë dhe arsyeja kryesore fillimisht ishte për të parë Neymarin.
Por, kjo nuk ndodhi pasi braziliani kaloi te Paris Saint Germaini për 222 milionë euro gjatë verës.
Pavarësisht kësaj ata vendosën mos të anulojnë udhëtimin dhe hotelin, por në fund nuk arritën të shikojnë yjet e Barcelonës në Camp Nou.
Kjo pasi Federata e Futbollit të Spanjës në bashkëpunim me Barçën vendosi të luhet takimi pa tifozë, pasi vetëm kështu mund të ishin sigurt që mos të ndodhte në stadium ndonjë incident. /Telegrafi/