Blendi Memaj i ka dhënë fund aventurës së tij me skuadrën e Dukagjinit dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook.
Mesfushori ishte pjesë e skuadrës nga Klina në gjysmën e dytë të sezonit dhe tashmë i ka përfunduar kontrata dhe ka mbetur lojtar i lirë.
“Të nderuar media, shokë dhe dashamire të futbollit, dua t’ju njoftoj se pas përfundimit të këtij gjysmëstinori me fanellën e KF Dukagjinit, kemi përfunduar bashkëpunimin dhe mbetem lojtar i lirë”.
“Falënderoj stafin e trajnerëve, bashkëlojtarët si dhe tifozerinë ‘Hithat’ për respektin dhe mikpritjen gjatë kësaj periudhe gjashtëmujoreshe. Mirupafshim në sfidat e radhës”, ka thënë lojtari.
Ndryshe, Dukagjini në sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë, pasi që nuk i mbijetoi qëndrimit në elitë. /Telegrafi/