Telegrafi

Blendi Idrizi pëson dëmtim me Schalken, me shumë gjasa mungon në ndeshjet e shtatorit për Kosovën

Blendi Idrizi, i cili shkëlqeu te Dardanët në ndeshjet e qershorit, ka pësuar lëndim në gju.

Këtë gjë e ka bërë të ditur klubi i Schalke 04 me anë të një postimi në Twitter.

23 vjeçari nuk mori pjesë në seancë stërvitore të klubit gjerman, ndërsa nuk bëhet e ditur se sa kohë do të jetë jashtë fushës.

Idrizi ka qenë njëri ndër lojtarët që ka bërë përshtypje të madhe në ndeshjet e fundit të Kosovës.

Kosova ndeshjen e parë e luan me Gjeorgjinë në udhëtim, ndërsa në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret Greqinë dhe Spanjën.

Bernard Challandes ende nuk e ka publikuar listën për ndeshjet e shtatorit. /Telegrafi/