Telegrafi

Blendi Fevziu: Më erdhën me një valixhe plot me para, për të më ndryshuar mendje për t’u larguar nga Klani (Foto)

Prezantuesi i njohur Blendi Fevziu është një prej më të hershmëve në gazetarinë shqiptare.

Njëherësh, ai është edhe një prej gazetarëve më të paguar në Shqipëri.

Lexo po ashtu Rastet e sherreve dhe pajtimeve mes gazetarëve dhe VIP-ave (Foto)

I ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”, Fevziu ka rrëfyer shumëçka nga karriera e tij e gjatë në televizion.

Blendi fevziu në “Pasdite në Top Channel” përball gazetares Jonida Shehu

Ndër të tjerash, ai rrëfeu se ka punuar në plot dy televizone të njohura: në RTSH, dhe më pas në TV Klan.

“Opinion” është emisioni i tij, i cili ditë më parë shënoi 20 vjetori e themelimit.

Blendi Fevziu njihet si autor i emsiionit “Opinion”, i cili shënoi 20 vjetorin e themelimit javë më parë

Një ngjarje shumë interesante që prezantuesi e ndau me shikuesit ishte fakti se si para disa vitesh kishte marrë një mega ofertë për ndërrimin e televizionit, por nuk kishte ndryshuar mendje.

“Më ka ndodhur diçka shumë interesante. Më kanë çuar për drekë në restorant, dhe sollën me vete një valixhe me pagën e një muaji për të më bindur”, ka thënë Fevzoi, duke vazhduar më pas me rrëfimin se si nuk u largua më asnjëherë nga TV Klan. /Telegrafi/