Prezantuesi i njohur Blendi Fevziu është një prej më të hershmëve në gazetarinë shqiptare.
Njëherësh, ai është edhe një prej gazetarëve më të paguar në Shqipëri.
I ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”, Fevziu ka rrëfyer shumëçka nga karriera e tij e gjatë në televizion.
Ndër të tjerash, ai rrëfeu se ka punuar në plot dy televizone të njohura: në RTSH, dhe më pas në TV Klan.
“Opinion” është emisioni i tij, i cili ditë më parë shënoi 20 vjetori e themelimit.
Një ngjarje shumë interesante që prezantuesi e ndau me shikuesit ishte fakti se si para disa vitesh kishte marrë një mega ofertë për ndërrimin e televizionit, por nuk kishte ndryshuar mendje.
“Më ka ndodhur diçka shumë interesante. Më kanë çuar për drekë në restorant, dhe sollën me vete një valixhe me pagën e një muaji për të më bindur”, ka thënë Fevzoi, duke vazhduar më pas me rrëfimin se si nuk u largua më asnjëherë nga TV Klan. /Telegrafi/