Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në mesnatë dy persona pasi të njëjtit janë furnizuar automjetin e tyre në një pikë karburanti në magjistralen Prishtinë-Gjilan, me kartelë të vjedhur.
Policia e ka raportuar rastin si “keqpërdorim i besimit”, derisa ka treguar se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/