Ballkani ka fituar 1-0 ndaj Gjilanit në kuadër të javës 30-të në Superligën e Kosovës.
Me këtë fitore, skuadra nga Theranda ka rimarrë kreun e tabelës me 64 pikë, aq sa ka edhe Drita.
Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi ka thënë se ishte një takim i vështirë, mirëpo falë portierit i morën tre pikë.
“Kemi luajtur ndaj një kundërshtari shumë të vështirë kundër një ekipi që luan pa presion është e vështirë të luash gjithmonë”, ka thënë ai pa ndeshjes për Art.
“Por, të rëndësishme janë tri pikë. Morëm tri pikë me fat dhe për meritë të portierit. Këto ndeshje e fundit do të janë finale ai që gabon më pak do të arrij objektiva”, ka shtuar më tej Shkëmbi.
Ballkani është në vendin e parë me 64 pikë, gjersa Gjilani është në të katërtin me 43 sosh. /Telegrafi/