Site icon Telegrafi

Bledi Mane tregon çfarë ka ndryshuar në jetën e tij pas pjesëmarrjes në ‘BBVA 2’

(Foto: Top Channel/Instagram/bled_mane)

Gazetari Bledi Mane ka thënë se jeta e tij ka ndryshuar pas pjesëmarrjes në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Ai është shprehur se nëse më parë merrte shumë mesazhet kërcënuese, pas pjesëmarrjes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, merr më pak.

“Nëse më përpara merrja shumë mesazhe kërcënuese, sot marr dy”, citon Top Channel fjalët e gazetarit, i cili ka thënë se pjesëmarrja në ‘BBVA 2’ka prekur edhe anën e tij sentimentale.

Lexo po ashtu Big Brother i "rekordeve të zeza", tre banorë u përjashtuan e gjashtë të tjerë dhanë dorëheqje gjatë këtij edicioni

“Më gjuajnë më tepër gratë e martuara dhe meshkujt”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se Bledi Mane u bë dy herë pjesë e ‘Big Brother VIP 2’ dhe doli nga shtëpia e famshme në javët e fundit të qëndrimit.

Lexo po ashtu Bledi Mane: Kam bërë orgji, kam eksperienca seksuale me të dyja gjinitë
Exit mobile version