Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, ka dhënë së fundmi një koment pasi pa klipin e Blerandos me Shqipe Hysenajn.
Ai i quajti të dy mashtrues, por që veprimet e tyre tha se janë të sinqerta.
Mes tjerash, i njëjti bëri edhe një koment për ish-konkurrenten e programit të dashurisë, “Përputhen”.
Në një moment, Bledi iu drejtua Shqipes: Nëse vazhdon me këtë logjikë do vdesësh e virgjër, beqare”.
Shqipja dhe Blerando në anën tjetër sqaruan se kanë bërë paqe për sfidën, për të rritur buxhetin e çmimit të madh.
Ata sqaruan se nuk kanë pëlqim për njëri-tjetrin, pavarësisht se në klip dukeshin të tillë.
Për këtë video, edhe banorët e tjerë dhanë mendimet e tyre, duke i parë si një çift real. /Telegrafi/