Telegrafi

Bledi Mane nuk beson në dashurinë e Sarës dhe Bardhit: Është njësoj sikur të bie unë në dashuri me Ronaldo Sharkën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania dhe gazetari, Bledi Mane, ka qenë së fundmi i ftuar në ‘Fan Club’.

Ai ka diskutuar ngjarjet e fundit në këtë reality shou, daljen e Bardhit dhe raportin e tij me Sara Gjordenin.

I njëjti thotë se nuk beson në dashurinë mes tyre dhe se është njësoj sikur ai të dashurohej me Ronaldo Sharkën.

Foto: Screenshot/YouTube

“Mes Sarës dhe Bardhit është njësoj sikur unë të dashuroj Ronaldon, po të dashuroj unë Ronaldon dhe Sara dashuron Bardhin, pra nuk ka dashuri”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu "Kthehem në shtëpinë e prindërve me një bebe të vogël" - Ilnisa Agolli rrëfen mes lotësh vështirësitë e jetës

Kjo situatë shkaktoi të qeshura në studio, ku të pranishëm ishin: Ronaldo, Ina Kollçaku dhe Julka Gramo.

Foto: Screenshot/YouTube

Bardhi ndërkohë kërkoi të largohej nga Big Brother për shkak të së ëmës, e cila u tha se kishte disa probleme shëndetësore.

Për daljen e reperit pati aludime të shumta, duke hedhur dyshime në këtë. /Telegrafi/