Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, mungoi gjatë spektaklit të kaluar.
E kjo duket të jetë për arsye shëndetësore siç edhe ka njoftuar ndjekësit me postimin e fundit.
Gazetari nga Shqipëria tregon se është i sëmurë dhe se për këtë arsye nuk mund të udhëtojë në Kosovë.
I njëjti nuk ka dhënë më shumë detaje, ndonëse kërkon të mirëkuptohet nga të gjithë ata që e përkrahin në këtë rrugëtim.
Postimi i plotë i Bledit (pa ndërhyrje):
“Të dashur miq, edhe sot do mungoj në Prime të Big Brother VIP Kosova.
Me porosi të mjekes e cila ndjek ecurinë time shëndetësore, nuk mundet të udhëtoj drejt Prishtinës.
Më mirëkuptoni”. /Telegrafi/