Gazetari i njohur, Bledi Mane ka kërkuar që vullnetarisht të largohet nga Big Brother VIP Albania.
Ai bëri kërkesë që të largohet pa pritur vendimin nga votat e publikut për të shpëtuar Kiarën dhe Luizin nga eliminim me të cilët ishte i nominuar.
Pas një diskutimi me Arbanën, Bledit i është pranuar kërkesa e tij dhe ai përfundimisht është larguar nga shtëpia e famshme.
Për vendimin e tij, Mane tha se dëshiron të ia bëjë befasi Kiarën në mënyrë që të vazhdojë rrugëtimin e saj përkrah partnerit të saj, Luizit.
Pasi Bledi la shtëpinë, Luizi tha se është tejet mirënjohës ndaj tij për vendimin që të largohet dhe që Kiara dhe ai të vazhdojnë këtë rrugëtim.
Ndërkohë, pas kësaj situate është anuluar votimi për të eliminuarin madje të gjitha ata që kanë votuar gjatë këtyre ditëve do të rimburësohen. /Telegrafi/