Telegrafi

Bledi Mane: Kam bërë orgji, kam eksperienca seksuale me të dyja gjinitë

Gazetari Bledi Mane rihyri në Big Brother VIP Albania për të vazhduar garën për çmimin e madh.

Mane bashkë me tre banorët e tjerë Efin, Ronaldon dhe Kiarën u bën sërish pjesë e shtëpisë e famshme dhe tashmë kanë krijuar shumë dinamika dhe debate.

Së fundmi, Bledi ka ndezur një debat me Ronaldon, me të cilin janë në një garë më të ngushtë për të shkuar në finale pasi vetëm njëri nga katër banorët e lartpërmendur mund të arrijnë deri në fund të garës për çmimin kryesor.

Dhe teksa po bisedonte në oborrin e shtëpinë bashkë me Efin dhe Nitën, Beldi pranoi se ka eksperienca seksuale me të dyja gjinitë.

Lexo po ashtu Oriola Marashi 'thumbon' Efin: Vdiqët për Luizin, ai ka sy vetëm për dashurinë e vet

Ai insistoi që të merrte përgjigje edhe nga Ronaldo duke thënë se ai ka bërë orgji në të kaluarën dhe këtë do të vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhme.

“Ke përvojë seksuale me të dyja gjinitë, unë kam, kam bërë orgji, po e kam bërë në grup, do dhe emra shokësh dhe shoqesh se ndoshta i njeh, kam bërë dhe do të vazhdojë të bëjë”, ka thënë Bledi.

Kujtojmë që Beldi së fundmi është përfshirë në një debat edhe me Kiarën, për të cilën tha se ëndërron që të bëhet si moderatorja e njohur, Bora Zemani. /Telegrafi/